Parisi dhe periferia e tij mund të hyjnë në një zonë të alarmauese pasi rastet me koronavirus janë duke u rritur ndjeshëm.
Kështu ka deklaruar Ministrja Franceze e Shëndetësisë, Olivia Veran, transmeton portal arbresh.info
Një klasifikim i tillë do të nënkuptojë se qytetarët e Parisit do të zvogëlojnë përkohësisht aktivitetet e tyre shoqërore, përfshirë festimet familjare, daljet në mbrëmje, ndërsa baret dhe restorantet do të mbyllen plotësisht.
Veran tha se zona më e gjerë e kryeqytetit ka kapërcyer pragun që mund të çojë në futjen e një gjendje gatishmërie maksimale.
Para gazetarëve, ministrja tha se situata epidemiologjike ishte përkeqësuar në Lille, Lyon, Grenoble, Toulouse dhe Saint-Etienne.
“Nëse masat kufizuese ekzistuese nuk janë më të dobishme, ne do të duhet të shkojmë drejt futjes së gjendjes së gatishmërisë maksimale javën e ardhshme,” shtoi Veran.
Javën e kaluar, autoritetet franceze futën një situatë të tillë në Marsejë dhe territorin përtej detit të Guadelupës, ku tani janë në fuqi kufizime të rrepta, të cilat shkaktuan pakënaqësi lokale./arbresh.info/
Moti sot me diell e vranësira
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...