Në Paris, policia u përplas me demostruesit gjatë tubimeve me rastin e 1 majit, ku morën pjesë mijëra njerëz.
Protestuesit hodhën gurë dhe bomba me benzinë në drejtim të policisë si dhe thyen xhamat e një furgoni.
Policia përdori gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën.
Autoritetet franceze njoftuan masa të rrepta sigurie për demonstratat e 1 majit. Ministri i brendshëm tha se ekzistonte rreziku që “aktivistë radikalë” të mund t’u bashkoheshin protestuesve antiqeveritarë, të ashtuquajtur “jelekët e verdhë” si dhe punëtorëve të sindikatave në rrugët e Parisit dhe në të gjithë vendin.
Për demonstrimet e 1 majit pritej të mobilizoheshin më shumë se 7,400 policë, të ndihmuar nga dronët për ta kontrolluar më mirë situatën dhe për të shmangur dhunën e mundshme.
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare