Michael T. Osterholm, virologu i njohur i cili paralajmëroi pandeminë e koronavirusit në librin e tij “Kërcënimi më vdekjeprurës” (2017), është shumë i shqetësuar për zhvillimin e Covid-19.
Sipas tij, sa më shumë të përhapet varianti britanik i koronavirusit, aq më shumë mundësi ka që bota të pushtohet nga një “uragan i kategorisë së pestë” i këtij infeksioni.
“Do të shohim diçka që nuk e kemi parë kurrë. Është njësoj si në një ditë plazhi, kur qielli është i hapur dhe të gjithë po kënaqen. Specialistët e shikojnë uraganin nga larg, por është e vështirë që njerëzit të largohen nga plazhi kur dielli po shkëlqen dhe nuk ka re. Njerëzve thjesht mund t’u thuhet që uragani po afron”, deklaroi Osterholm për “NBC”./A2CNN
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...