Papunësia në Eurozonë ka rënë në nivelin më të ulët që nga faza më akute e krizës financiare botërore, një dekadë më parë.
Agjencia për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat, tha të premten se norma e papunësisë në korrik ka qenë 8.2%.
Shifra është më e ulëta qysh në nëntor të vitit 2008, kur papunësia ka marrë hov pas kolapsimit të bankës së investimeve në SHBA, Lehman Brothers.
Papunësia ka arritur kulmin prej 12.1% në vitin 2013, kur kriza, së paku për Eurozonën, është shndërruar në krizë të borxhit qeveritar, e përqendruar kryesisht në Greqi.
Eurostat tha se 16.82 milionë njerëz kanë qenë të papunë në Eurozonë në muajin korrik, 82,000 më pak se muajin paraprak.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...