Papa Françesku kërkon nga mediat që të heqin dorë nga lajmet e rreme dhe jo vetëm të tregojnë të vërtetën, por edhe të raportojnë lajmet e mira.
Në mesazhin e tij për ditën vjetore të komunikimit të kishës katolike, Ati i Shenjtë kërkoi nga gazetarët të tregojnë histori pozitive dhe të sjellin shpresë në botë, transmeton arbresh.info.
Ai ka theksuar se nuk kërkon nga gazetarët që të injorojnë tragjeditë dhe vuajtjet njerëzore, ose që të mbyllin një sy mbi të keqën, por ka kërkuar që të gazetarët të raportojnë edhe për gjërat e mira që ndodhin në botë.
Papa ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me mediat në vendlindjen e tij në Argjentinë dhe gjithmonë ka qenë një kritik i hapur i mediave./Arbresh.info
Egzona i jep lamtumirën vëllait, familja zgjedh pajtimin pas...
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...