Dhjetëra delegatë nga vende të ndryshme anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Iranin, braktisën sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të premten, në shenjë proteste ndaj fjalimit të Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Netanyahu, i cili pritej të mbronte veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, nisi fjalimin mes tensioneve të larta diplomatike, ndërsa delegatët dilnin njëri pas tjetrit nga salla.
Në një deklaratë të fortë, Netanyahu kritikoi njohjen perëndimore të një shteti palestinez, duke e konsideruar atë një mesazh të rrezikshëm:
“Njohja perëndimore e Palestinës tregon se ‘vrasja e hebrenjve ia vlen’”, tha ai, duke akuzuar disa vende për legjitimizim të terrorizmit, shkruan DailyMail.
Duke iu drejtuar udhëheqësve të vendeve perëndimore, Netanyahu paralajmëroi:
“Ata që frikësohen përballë së keqes, nuk do t’i shpëtojnë stuhisë së xhihadit duke sakrifikuar Izraelin.”
Kryeministri izraelit gjithashtu njoftoi se fjalimi i tij po transmetohej drejtpërdrejt në Rripin e Gazës përmes altoparlantëve të mëdhenj të vendosur përgjatë kufirit.
Fjalimi i tij vjen pak ditë pasi disa shtete – përfshirë Australinë, Kanadanë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar – njoftuan njohjen e një shteti të pavarur palestinez, një veprim që Tel Avivi e ka kundërshtuar ashpër.
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos