Presidenti Mahmud Abbas thotë se palestinezët nuk do të pranojnë asnjë rol të SHBA-ve në procesin e paqes në Lindjen e Mesme “nga tani e tutje” pas vendimit të Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, raporton the Independent.
Qyteti i shenjtë pretendohet nga izraelitët dhe palestinezët, transmeton portali arbresh.info
Vendimi i Trumpit ishte një “krim” që kërcënon paqen botërore, tha kreu i Autoritetit Palestinez të mërkurën dhe rajoni nuk do të shohë paqen derisa Jerusalemi lindor të njihet si kryeqyteti i një shteti të ardhshëm palestinez.
Komuniteti ndërkombëtar ka kundërshtuar gati njëzëri vendimin e Trump, shtoi Abbas, duke e quajtur atë një “provokim” ndaj ndjenjave myslimane dhe të krishtere dhe duke thënë se masat janë të nevojshme për të mbrojtur identitetin e qytetit të ndarë.
Abbass foli në një samit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll./Arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë