Pakistani ka njoftuar rihapjen e kalimit kufitar me Afganistanin, më shumë se tri javë pasi disa persona u vranë gjatë shkëmbimit të zjarreve nga dy anët.
Pikë kalimi kufitar Chaman në provincën Kandahar të Afganistanit u rihap në “baza humanitare” pasi zyrtarët afganë paraqitën një kërkesë, sipas një deklarate nga ushtria pakistaneze, transmeton portali arbresh.info.
“Autoritetet e Pakistanit kanë rënë dakord që armëpushimi të vazhdojë të mbahet dhe asnjë shkelje e kufirit nuk do të jetë e pranueshme”, tha deklarata, duke vënë në dukje se trupat pakistaneze do të mbajnë pozicione përgjatë kufirit.
Zyrtarët afganë ndërkohë nuk kanë deklaruar asgjë.
Në këtë konfrontim të dy shteteve janë vrarë dhjetëra ushtarë afganë e pakistanezë./Arbresh.info
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale