Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka përshëndetur mbajtjen e seancës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) rreth situatës në pjesën e Kashmirit e cila është nën kontrollin e Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një prononcim përmes llogarisë në twitter, Khan tha se për herë të parë pas 50 vitesh çështja e Kashmirit është ngritur në forumin më të lartë diplomatik.
“Përshëndes seancën e Këshillit të Sigurimit ku u diskutua për situatën serioze në rajonin e pushtuar Xhamu dhe Kashmir. Për herë të parë pas 50 vitesh forumi diplomatik botërorë merret me këtë çështje. Prandaj zgjidhja e problemit të popullit të Kashmirit dhe gjetja e një zgjidhje të mosmarrëveshjes është përgjegjësi e këtij institucioni botërorë”, ka thënë Khan.
Të premten Këshilli i Sigurimit mbajti një seancë me dyer të mbyllura rreth zhvillimeve të fundit në rajonin e trazuar të Xhamu dhe Kashmirit me kërkesë të Islamabadit.
Tensionet në rritje midis fuqive bërthamore të Pakistanit dhe Indisë u përshkallëzuan pas vendimit të Indisë për revokimin e statusit special të Xhamu dhe Kashmirit.
Krerët e Kashmirit dhe qytetarët frikësohen nga ky veprim, pasi konsiderojnë se kjo është një përpjekje e Indisë për të ndryshuar imazhin demografik të shtetit me shumicë muslimane të cilët duan pavarësi ose bashkim me Pakistanin.
Qeveria e Indisë që nga shpallja e vendimit të revokimit të statusit, rajonin e ka vendosur në një bllokadë të komunikimit, veprim që ka hyrë në ditën e 13-të.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...