BE ka dërguar Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë në gjykatën më të lartë të bllokut, lidhur me refuzimin e tyre për të pranuar kuotat për azilkërkuesit, duke krijuar kështu një përleshje të re mes Brukselit dhe shteteve kyçe lindore.
Ky veprim tregon vendosmërine e Brukselit në lidhje me zbatimine diskutueshëm të nisur në kulmin e krizës së emigrantëve në vitin 2015, shkruan “afp”, transmeton portali arbresh.info
“Komisioni Evropian sot ka vendosur të referojë Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së për mospërputhjen e detyrimeve të tyre ligjore për zhvendosje”, tha komisioni përmes një deklarate.
Nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga Praga, Budapesti dhe Varshava, por që të tre vendet kanë këmbëngulur se nuk do të pranojnë refugjatët dhe emigrantët nga Lindja e Mesme./arbresh.info/
Enzo i hap derën Real Madridit, në garë futet edhe gjiganti ...
Prizren, arrestohet një person pas të shtënave me armë në ah...
Kllokot, në prag të Kurban Bajramit ndalohet një person me d...
Një qytetari në Zubin Potok i priten drunjtë në pyll, aktivi...
New York Knicks në finalen e madhe të NBA
Barcelona ka dy objektiva për ta zëvendësuar Lewandowskin