Ish-presidenti amerikan Donald Trump do duhet t’i paguajë prestigjozes New York Times, gati 400 mijë dollarë, si shpenzime gjyqësore për një padi të dështuar.
Trump ngriti një padi ndaj gazetës, duke kërkuar 100 milionë dollarë, për shkrimin e saj mbi largimin e mbesës së tij, Mary Trump, në një komplot për të marrë të dhënat tatimore.
Një gjykatës vendosi vitin e shkuar se nuk ka vend për padi. Revista New York Times, arriti që përmes artikujve dedikuar çështjeve financiare të Donald Trump, të fitojë çmimin Pulitzer.
Këtë fundjavë, gjykatësi i Gjykatës Supreme në New York Robert Reed, një demokrat, urdhëroi ish-presidentin Trump që t’i paguajë New York Times, shpenzimet gjyqësore për aksionin e tij të dështuar ligjor, që do të thotë 392.638 dollarë./A2CNN
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...