Organizata ndërkombëtare humanitare me bazë në Londër “Oxfam” ka njoftuar se mesatarisht 11 njerëz vdesin nga uria çdo minutë në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Oxfam” ka lëshuar një raport të quajtur “Uria shumëfishon virusin” i cili paraqet të dhëna për urinë në botë.
Raporti thekson se 11 persona vdesin nga uria çdo minutë në botë ndërsa uria madje ka tejkaluar koronavirusin (COVID-19), i cili shkakton mesatarisht 7 vdekje në minutë.
Siç theksohet, kriza klimatike dhe pandemia e COVID-19 kanë shkaktuar rritjen e çmimeve globale të ushqimit për 40 për qind, duke çuar shumë njerëz në prag të urisë.
Në raport potencohet se shpenzimet ushtarake në nivel global janë rritur me 51 milionë dollarë që nga fillimi i pandemisë, e cila është të paktën gjashtë herë më shumë sesa shuma e nevojshme për Kombet e Bashkuara (OKB) për të luftuar urinë.
Raporti thekson se afër 100 milionë njerëz që jetojnë në zona të konfliktit përballen me rrezikun e urisë.
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...