Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në New York, në selinë e OKB-së, ka takuar nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike dhe Ndërtim të Paqes, Rosemary DiCarlo.
Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare.
Ajo ka thënë se Kosova është gjithashtu e interesuar të zgjerojë marrëdhëniet me shtetet anëtare të OKB-së dhe synon anëtarësimin në OKB.
Në takim është diskutuar situata politike dhe e sigurisë në rajon e më gjerë, implikimet e agresionit të Rusisë në Ukrainë, kriza energjetike dhe ushqimore, si dhe dialogu me Serbinë, thuhet në komunikatën për media nga Presidenca.
Një pjesë e diskutimit në takim ndërmjet Presidentes Osmani dhe nënsekretares DiCarlo iu kushtua agresionit rus në Ukrainë. Presidentja Osmani theksoi se Kosova e ka dënuar agresionin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe se krahas BE, SHBA-ve dhe shteteve demokratike i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.
Në kontekst të cenimit të paqes dhe stabilitetit në rajon, Presidentja shprehu shqetësimin për rritjen e ndikimit rus në rajon nëpërmjet Serbisë dhe tendencave destabilizuese të saj.
Ndërkaq në raport me dialogun e Serbinë, Presidentja Osmani ka përsëritur se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive dhe se zgjidhja e vetme që i kontribuon paqes dhe stabilitetit të rajonit është njohja e ndërsjellë.
Sipas Presidentes, angazhimi i Kosovës në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës.
Më tej, Presidentja ka theksuar se Serbia ka ngecur në zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, ka bllokuar marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë dhe ka rritur tensionet në çështjet e targave të makinave, nëpërmjet sulmeve nga struktura ilegale dhe kriminale në veri, ndaj Policisë së Kosovës.
Në takim me DiCarlo, Presidentja e ka mirëpritur pjesëmarrjen e saj në Forumin e Grave, Paqes dhe Sigurisë, i cili do të zhvillohet në datat 22-23 tetor në Prishtinë./arbresh.info/


KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...