Policia ziverane ka njoftuar se disa skitarë janë ngujuar nga një ortek bore në Alpet Zvicerane pranë hotelit “Crans-Montana”.
Një gazetë lokale ka raportuar se në borë janë bllokuar 10 deri 12 skitarë, shkruan Reuters.
Sidoqoftë, kryetari i këtij rajoni, Nicolas Feraud, nuk ka pranuar të flasë për numrin e skitarëve të ngujuar. Besohet se orteku është shkaktuar nga rritja e temperaturave gjatë javës së kaluar, e cila ka shkaktuar shkrirje të shpejtë të borës.
Për fat të mirë, rrëshqitjet e borës kanë ndodhur gjatë kohës kur nxënësit janë ende në pushime dimërore.
“Një ortek është shembur në rajonin Plaine-Morte. Ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes. Disa njerëz janë ngujuar”, thuhet në njoftimin e policisë. Dëshmitarët kanë thënë se në vendin e ngjarjes janë dy helikopterë të ekipeve të shpëtimit.
Në këtë vend është planifikuar mbajtja e Kampionatit Botëror të Skijimit për femra.
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...