Opozita e majtë fiton zgjedhjet në Norvegji

09:43 | 14 Shtator 2021

Partia Laburiste e qendrës së majtë e Norvegjisë do të formojë një qeveri të re pasi mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të hënën.

Me një numërim paraprak të votave rreth 99 për qind, Partia Laburiste, e udhëhequr nga Jonas Gahr Store, mori 26.4 për qind të votave, ndërsa Konservatorët, të udhëhequr nga kryeministrja Erna Solberg, morën 20.5 për qind.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Solberg pranoi humbjen të hënën vonë.

“Unë përgëzoj Jonas Gahr Store për një – siç duket tani – një shumicë të qartë për ndryshimin e qeverisë”, u tha ajo kolegëve të saj të partisë.

Fushata zgjedhore ishte e vështirë, por e mirë, tha Solberg, duke shtuar se ishte krenare për atë që partia e saj kishte arritur në tetë vitet e fundit të qeverisjes. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara