Shefi i agjencisë së OKB-së për Refugjatët palestinezë, Philippe Lazzarini, është shprehur se lufta në Gaza duhet të marrë fund.
Gjithashtu ka theksuar se numri i viktimave në një shkallë kaq të madhe shkatërrimi dhe dhimbja e shkaktuar për njerëzimin nga lufta në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit, është një njollë për njerëzimin.
“Kjo luftë ka vrarë dhe zhvendosur njerëzit nga Gaza, pas sulmeve të tmerrshme të Hamasit kundër popullit të Izraelit. Kanë qenë 100 ditë vështirësish dhe agonie për pengjet dhe familjet e tyre”, ka thënë Lazzarini.
Lazzarini kërkoi gjithashtu që ndërtesat si spitalet apo objektet e UNRWA të mbahen larg konflikteve të luftës. Këto infrastruktura “nuk duhet të përdoren kurrë nga asnjë palë për qëllime ushtarake,” tha ai./abcnews.al/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...