Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent të dielën, më 10 gusht 2025, në orën 10:00 sipas kohës së Nju Jorkut, për zhvillimet në Gaza. Mbledhja u kërkua nga disa Shtete Anëtare Evropiane – Franca, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Greqia dhe Sllovenia – me mbështetjen e Koresë së Jugut, Rusisë, Kinës, Guajanës, Pakistanit, Somalisë, Sierra Leones dhe Algjerisë.
Fillimisht, Vëzhguesi i Përhershëm i Palestinës në OKB, Riyad Mansour, kishte kërkuar që takimi të mbahej të shtunën, më 9 gusht, por data u shty për të respektuar “Shabbat Shalom” izraelit.
Në një deklaratë, Mansour akuzoi Izraelin për përshkallëzim që, sipas tij, bie ndesh me “vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare dhe logjikën e shëndoshë” dhe madje është “kundër dëshirave të shumicës së popullit në Izrael”.
Ndërkohë, ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, kujtoi se “më 7 tetor, organizata terroriste Hamas rrëmbeu qytetarë britanikë, së bashku me qindra izraelitë” dhe shtoi: “Shteti i Izraelit nuk do të ndalet së luftuari për lirimin e të gjithë pengjeve; garantimi i sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë është detyra jonë.”
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...