Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje që të mbyllen të gjitha qendrat e ndalimit për refugjatë në Libi, duke thënë se ato nuk janë të përshtatshme për t’i strehuar imigrantët.
Kjo thirrje erdhi gati dy javë pas vrasjes së 50 imigrantëve nga një sulm ajror në kryeqytetin e Libisë, Tripoli. Forcat qeveritare për këtë sulm e fajësuan gjeneralin Khalifa Haftar, ndërsa grupi i tij tha se sulmi është kryer nga qeveria.
Shumica e viktimave të këtij sulmi ishin me prejardhje nga shtete të ndryshme të Afrikës, të cilët po përpiqeshin të arrijnë në Evropë përmes barkave për shkak të konflikteve dhe varfërisë në vendet e tyre.
Kombet e Bashkuara i cilësuan qendrat e ndalimit të imigrantëve si neveritëse. Ky organ i lartë ndërkombëtar tha se këto qendra duhet të mbyllen menjëherë dhe personat që po mbahen në to të lirohen, duke shtuar se është i gatshëm të ofrojë ndihmë në këtë aspekt.
Kjo organizatë i ka kritikuar politikat e shteteve evropiane për kthimin e imigrantëve në Libi, në rastet kur ata shpëtohen në det për shkak se Libia nuk është vend i sigurt për ta.
Libia po përballet me dhunë dhe përçarje që nga rrëzimi dhe vrasja e diktatorit Muammar Gaddafi në vitin 2011, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...