Prokurori i Përgjithshëm i Minesotës thotë se ai pret që ‘do të ketë akuza’ të ngritura kundër katër oficerëve të policisë të përfshirë në vdekjen e George Floyd pasi policët thonë se ata nuk planifikojnë të bashkëpunojnë me hetimin.
Floyd, një burrë 46 vjeçar me ngjyrë, vdiq në Ditën e Përkujtimit ndërsa u arrestua nga katër policë pasi dyshohet se u përpoq të blinte cigare me një kartëmonedhë të falsifikuar 20 dollarëshe, transmeton portali arbresh.info.

Ai u xhirua duke u lutur dhe treguar se nuk po mund të merrte frymë, gjersa oficeri i bardhë Derek Chauvin e shtypte gjurin kundrejt qafës së tij.
Ellison, Prokurori i Përgjithshëm i tha CNN se zyrtarët po sigurojnë se kanë ‘një çështje shumë të fortë’ përpara se të shpallnin akuza.

“Të gjithë besojnë se ky është një dhunim i Z. Floid,” tha Ellison.
Chauvin dhe tre oficerët e tjerë në arrestimin e Floidit – J Alexander Kueng, Thomas Lane dhe Tou Thao – u pushuan nga puna, por thonë se nuk planifikojnë të bashkëpunojnë./arbresh.info/

Stuhia e dëborës godet SHBA-në/Mbi 900 mijë familje pa energ...
Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pu...
Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitar...
Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës