Ndërsa disa kombe të pasura tashmë kanë filluar nga vaksinimi COVID-19, vendet e varfra do t’i marrin dozat e tyre vetëm në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, tha sot kreu i OBSH, Tedros Adamos Ghebreyesus.
“Mekanizmi COVAX, i formuar për të mundësuar qasje të barabartë në vaksinat COVID-19 në të gjithë botën, pritet të fillojë dorëzimin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”, tha ai, pa përmendur vendet e veçanta.
“Jemi krenar të njoftojmë se COVAX ka siguruar qasje në pothuajse dy miliardë doza të disa kandidatëve premtues të vaksinave,” tha Tedros.
Sipas OBSH, objektet e COVAX po vazhdojnë bisedimet me ndërmarrjet kryesore farmaceutike për t’i regjistruar në program./ATSh/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...