Shkencëtarët ndërkombëtarë të dërguar nga OBSH në Kinë për të hetuar origjinën e koronavirusit, deklaruan se hetimi ka ngecur dhe se mundësia për të zgjidhur misterin po “zvogëlohet me shpejtësi”.
Ndërkohë, një raport i inteligjencës amerikane i kërkuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden, dha një përfundim jo të plotë në lidhje me origjinën e virusit, përfshirë teorinë se virusi kaloi nga një kafshë te një person ose “rrjedh” nga një laborator kinez, raportoi Washington Post, transmeton portal arbresh.info
Në një koment të botuar në revistën “Nature”, ekspertët e OBSH thonë se hulumtimi mbi origjinën e virusit është një “pikë kthese kryesore” që kërkon bashkëpunim urgjent, por në vend të kësaj, gjithçka u ndal.
Ata theksuan se zyrtarët kinezë ende ngurrojnë të ndajnë të dhënat, duke përmendur si arsye mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.
Në fillim të këtij viti, OBSH dërgoi një ekip në Ëuhan, ku rasti i parë i virusit koronar u regjistrua zyrtarisht në dhjetor 2019, për të hetuar se si filloi gjithçka.
Sipas analizës së OBSH-së, të botuar në muajin mars, shkencëtarët arritën në përfundim se virusi ka shumë të ngjarë që të përhapet nga kafshët tek njerëzit, ndërsa rrjedhja e tij nga laboratori u konsiderua me “mundësi shumë të vogël”./arbresh.info/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...