Ish-presidenti j SHBA’së Barack Obama, do të mbajë fjalimin e parë që nga koha kur e la presidencën. Ai do të flas flasë sot në Çikago, pikërisht në shtetin ku ka nisur karrierën e tij politike, përcjellë arbresh.
David Axelrod, ish-këshilltar i lartë i Obamës, tha se fjalimi i tij tregon se Obama do të jetë “më i dukshëm” në të ardhmen.
Fjalimi i tij do të bëhet në Universitetin e Çikagos, ku do të themelohet biblioteka e tij presidenciale.
Në zgjedhjen e tij si president, në vitin 2010, Obama mbajti një fjalim në Çikago, para rreth 100 mijë përkrahësve entuziastë, ndërsa kishte thënë se zgjedhja e tij në krye të SHBA’së jo vetëm që ndryshoi historinë, por ndihmoi për të sjellë një epokë të re.
Obama është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje