Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka lëshuar një deklaratë të fuqishme dhe të ashpër në kryeqytetin e Indisë të premten.
Ai edhe pse nuk e ka përmendur asnjëherë emrin e Donald Trump, ka qenë i kujdesshëm që në deklaratat e tij të nxjerrë në pah e gabimet e administratës së tanishme, shkruan abc news, transmeton portali arbresh.info
Obama ka folur për mediat sociale, ku ka deklaruar se njerëzit duhet të mendojnë para se të postojnë në mediat sociale. Ai ka shtuar se mediat sociale janë një mjet i fuqishëm, si për të mirë, ashtu edhe për të keq.
Në lidhje me ndryshimet klimatike, ai ka theksuar se “qeveria amerikane është në një lloj pause”, ndërsa ka theksuar se ndryshimet klimatike nuk janë “mashtrim”, duke iu referuar termit që Donald Trump e quajti marrëveshjen.
Obama vlerësoi Indinë për ndihmën në krijimin e marrëveshjes së klimës së Parisit, të cilën e nënshkroi vitin e kaluar./arbresh.info/
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...
Pas përjashtimit nga BBVA, Greta kërkon falje për Juelën: Ed...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 850, thotë Ministria ...
Vdekja e filozofit gjerman, Kurti: Ai e quante moralisht të ...
Galatasaray synon transferimin e Bernardo Silvës, gati super...