Numri i të vdekurve nga sulmi amerikan në Venezuelë është rritur. Tani numërohen 80 të vdekur, sa dyfishi i mëparshëm, sipas New York Times, burime për të cilën thonë se mund të ketë rritje të mëtejshme të numrit të viktimave.
Më shumë se 150 avionë amerikanë morën pjesë në operacion, duke goditur infrastrukturën kritike ushtarake për të lejuar transportimin e trupave me helikopter në zonën ku ndodhej Maduro.
Gjenerali Dan Caine, Kryetar i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, tha më vonë gjatë një konference për shtyp në Mar-a-Lago me Presidentin Trump, se një nga helikopterët amerikanë të përfshirë në operacionin për kapjen e Presidentit Nicolás Maduro dhe gruas së tij ishte goditur, por “mbeti në gjendje fluturimi”.
Deri më tani, nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar publik nga Shtëpia e Bardhë ose Pentagoni për numrin e saktë të viktimave apo për fushëveprimin e plotë të operacionit ushtarak.
Sipas raportit të New York Times, i cili citon burime amerikane dhe venezueliane të përfshira në negociata, Presidenti venezuelian Nicolas Maduro e hodhi poshtë ultimatumin e Presidentit Donald Trump në fund të dhjetorit 2025, i cili kërkonte që ai të jepte dorëheqjen dhe të vetë-azilohej në Turqi./tvklan.al
Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitë...
Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për shpëtim jete
Abdixhiku: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë...
“Plagë që na i ka lënë korrupsioni”, Kurti: Byroja për Konfi...
Ministri grek i Mbrojtjes përfundon takimin me Ramën, në fok...
Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...