Numri i viktimave në Bejrut shkon në pesë, pamje tronditëse tregojnë burra duke gjujatur me armë

13:49 | 14 Tetor 2021

Përkrahësit e Hezbollaut u mblodhën për të protestuar kundër gjykatësit që po heton shpërthimin në portin e Bejrutit, dhe në këtë protestë mbetën së paku 5 persona të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën kur shpërthyen me të shtëna armësh.

Sipas Al Jazeera, qindra mbështetës dhe aleatë të të veshur me të zeza u mblodhën në Pallatin e Drejtësisë në Bejrut të enjten, duke kërkuar heqjen e gjykatësit Tarek Bitar nga hetimi i shpërthimit në portin e Bejrutit, shkruan Telegrafi.

Të shtëna me armë u dëgjuan që vinin nga lagjja Tayoune, duke shpërndarë protestuesit.

Të paktën pesë persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë, tha Kryqi i Kuq libanez për Al Jazeera.

Videot e ndryshme të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë disa persona të paidentifikuar të cilët gjuajnë me armë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara