Numri i të prekurve globalisht nga koronavirusi u rrit në 23 milionë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 806 mijë persona.
SHBA-ja e cila radhitet e para për nga numri i të infektuarve ka regjistruar deri më tani 5.6 milionë raste dhe 176 mijë viktima.
Pas SHBA-së rritje të rasteve janë parë edhe në Brazil, i cili njëherësh është edhe vendi i dytë në botë për nga numri i infeksioneve. Raportohet se deri më tani në vend janë regjistruar 3.5 milionë raste, kurse 114 mijë persona thuhet të kenë ndërruar jetë.
India e cila së fundmi kapi shifrën e 3 milionë të infektuarve, u radhit e treta për nga numri i rasteve në botë, derisa bazuar në të dhënat zyrtare ajo ka konfirmuar 56 mijë të vdekur.
Epidemia e koronavirusit e cila pretendohet të ketë shpërthyer në një treg të Wuhan-it gjerësisht në Kinë, gjendet e pranishme tash e sa muaj në mesin tonë.
Ekspertët thonë se parandalimi i saj mund të menaxhohet më së miri në rast të ndonjë vaksine efektive, mirëpo krahas mungesës së saj të njëjtit këshillojnë që të respektohen masat e distancimit shoqëror.
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova