Numri i rasteve me koronavirus në Evropë është rritur në nivelin e rasteve që janë shënuar gjatë muajit mars kur koronavirusi infektonte më shumë njerëz.
Arbresh.info transmeton se sipas Andrea Ammon nga Agjencia e Shëndetit Publik e Bashhkimt Evropian: “Virusi nuk ka qenë në gjumë gjatë verës. Nuk ka qenë me pushime.”
Në të gjithë Evropën shënohen nga 46 raste në 100,000 banorë. Kurse gjatë muajit mars janë shënuar nga 40 raste në 100,000 banorë duke u rritur nga fundit i prillit në 70 raste në 100,000 banorë.
Rastet e reja janë duke prekur më shumë të rinjtë gjatë kohës së fundit, por sipas saj hapja e shkollave nuk është rrezik i madh, shkruan Reuters./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...