Autoritetet amerikane arrestuan dhe akuzuan dhjetëra pjesëtarë të një “sindikate ruse të krimit të organizuar” që punonte jashtë qytetit të Nju Jorkut.
Zyra e prokurorit në Nju Jork tha se të dyshuarit kanë vepruar ndërkombëtarisht dhe anembanë SHBA-së, duke trafikuar drogë dhe mallra të vjedhura, si cigare dhe çokollata.
Sipas prokurorëve, të dyshuarit kanë qenë të angazhuar edhe në vrasje me pagesë dhe mashtrim me karta krediti.
Shumica e 33 të pandehurve janë udhëhequr nga Razhden Shulaya dhe Zurab Dzhanashvili, të cilët kanë lindur në ish-Bashkimin Sovjetik dhe kanë pasur lidhje të fuqishme me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Rusinë, thanë prokurorët federalë.
Grupi, mes tjerash, akuzohet për komplot për të vjedhur viktimat, duke i joshur dhe droguar si dhe për përdorimin e pajisjeve elektronike për të pirateruar makinat e kazinove.
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...