Një gjykatë në Helsinki të Finlandës e gjeti fajtor një rus për kryerjen e krimeve të luftës në lindje të Ukrainës më 2014 dhe 2015, duke e dënuar me burgim të përjetshëm.
Gjykimi ndaj ultranacionalistit Yan Petrovsky, i njohur edhe si Voislav Torden, ishte një rast i rrallë i ndjekjes penale jashtë Ukrainës, për të kërkuar drejtësi për viktimat e krimeve të pretenduara të luftës në konfliktin që nisi shumë kohë para se Rusia të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Finlandës e akuzoi Petrovskyn, ish-komandant i grupit sabotues, Rusich, për krime lufte, përkatësisht ai u lidh me vdekjen e 22 ushtarëve ukrainas dhe plagosjen e katër të tjerëve.
Rusich ka luftuar kundër forcave ukrainase në rajonet Donjeck dhe Luhansk të Ukrainë.
Petrovsky, që ka qenë nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara që nga viti 2022, ka mohuar të gjitha akuzat, tha dhjetorin e vitit të kaluar në Gjykatën e Helsinkit avokati i tij, Heikki Lampela./rel
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...