Një sulm i kombinuar rus në rajonin e Zaporizhjas, në juglindje të Ukrainës, ka shkaktuar vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e nëntë personave të tjerë. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të së dielës, ndërsa autoritetet lokale paralajmërojnë për dëme të mëdha në ndërtesa banimi dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Guvernatori i rajonit të Zaporizhjas, Ivan Fedorov, ka deklaruar se sulmi rus ishte një “goditje e kombinuar” me raketa dhe dronë, që shënjestroi zona të banuara. Në një postim në rrjetin Telegram, ai publikoi fotografi ku shihen ndërtesa të shkatërruara dhe ekipe shpëtimi në terren.
Sipas tij, 73 mijë konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve të natës.
Sipas autoriteteve ukrainase, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ndërsa afrohet dimri.
Të shtunën, bombardimet shkaktuan ndërprerje të rrymës për rreth 50 mijë familje në rajonin e Tjernigivit, ndërsa në Lviv dhe Ivano-Frankivsk, kryetarët e bashkive raportuan dëmtime të rrjetit elektrik dhe vonesa në transportin publik.
Në reagim ndaj sulmeve, forcat e armatosura të Polonisë njoftuan se kanë vendosur avionë luftarakë dhe kanë vënë në gjendje të plotë gatishmërie sistemet e mbrojtjes ajrore për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit, sidomos në rajonet kufitare me Ukrainën.
Në njoftimin zyrtar thuhet se masat janë marrë për arsye sigurie pas valës së fundit të raketave ruse që kanë kaluar pranë kufirit lindor të Polonisë.
Këto zhvillime vijnë në një periudhë kur Rusia po rrit ndjeshëm sulmet e saj ajrore në Ukrainë, duke e përqendruar ofensivën në rrjetet e gazit dhe energjisë elektrike, me qëllim dobësimin e kapaciteteve të vendit përpara dimrit.
Situata mbetet e tensionuar në Ukrainë dhe në kufirin lindor të NATO-s, ndërsa vendet fqinje, përfshirë Poloninë, po rrisin nivelin e mbrojtjes ajrore për të shmangur çdo përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...