Një dron i lëshuar nga militantët Houthi në Jemen shkeli mbrojtjen ajrore shumështresore të Izraelit të dielën dhe u përplas në aeroportin jugor të vendit, tha ushtria izraelite, duke mbyllur për pak kohë hapësirën ajrore tregtare dhe duke devijuar fluturimet mbi Izraelin jugor.
Izraeli tha se rebelët Houthi të Jemenit sulmuan me disa dronë, shumica e të cilëve u kapën jashtë Izraelit, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Të paktën një nga dronët kaloi nëpër sistemin mbrojtës të Izraelit dhe u rrëzua në terminalin e pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Ramon” pranë qytetit turistik Eilat, tha Autoriteti i Aeroporteve Izraelite.
Houthit morën përgjegjësinë për sulmin.
Shërbimi i shpëtimit emergjent Magen David Adom i Izraelit tha se trajtoi një burrë 63-vjeçar për plagë të lehta. Dëmi në Aeroportin Ramon dukej i kufizuar dhe brenda disa orësh ai u rihap ndërsa rifilluan fluturimet normale.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...