Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se plagosi tre gra me një objekt të mprehtë në Vasteras, një qytet në Suedinë qendrore.
Gratë, janë të moshës midis 65 dhe 80 vjeç, u dërguan në spital.
“Në lidhje me arrestimin e tij u krijua një situatë dhe një punonjës policie qëlloi me armë. Burri është plagosur dhe është dërguar në spital, nuk dihet gjendja e tij.”, thuhet në një deklaratë të autoriteteve.
Gazeta Aftonbladet raportoi se burri ishte i armatosur me thikë në momentin e arrestimit. Dy nga tre gratë ishin në gjendje të rëndë, por stabile. Raportohet se burri ishte rreth të 30-ave dhe i njohur për policinë, me precedentë penalë për vepra droge. Vasteras është 75 milje (120 km) në perëndim të Stokholmit./abcnews.al
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...