Një anije e madhe, e cila po transportonte deri dy milionë fuçi nafte, ka shpërthyer jo shumë larg brigjeve të Nigerisë.
Raportohet se në të ndodheshin dhjetë anëtarë ekuipazhi, shkruan The Independent transmeton arbresh.info
Anija që mund të përpunojë deri në 22.000 fuçi nafte në ditë ndodhej afër Warri-t, në jug të Nigerisë, kur u përfshi nga flakët.
Shefi ekzekutiv i kompanisë që e ka në pronësi anijen e djegur tha se nuk ka raportime fillestare për pasoja në njerëz.
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet anija duke u përmbytur përderisa një shtëllungë e dendur me tym të zi ngrihet në qiell. Në video gjithashtu shihet ujë që hidhet mbi anijen e djegur nga një anije tjetër. /arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic