Pajisjet thelbësore në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia nuk janë prekur nga një zjarr i mëparshëm, pa asnjë ndryshim në nivelet e rrezatimit, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), duke cituar autoritetet rregullatore të Ukrainës, shkruan TheGuardian.
“Autoriteti rregullator i Ukrainës tha se një zjarr në vend nuk kishte prekur pajisjet ‘thelbësore’ dhe personeli i uzinës po merrte veprime lehtësuese,” thuhet në deklaratë. “Nuk ka pasur asnjë ndryshim të raportuar në nivelet e rrezatimit në central.”
Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm, më herët dha më shumë siguri rreth reaktorëve në termocentral, duke konfirmuar se kishte folur me ministrin e energjisë të Ukrainës, Herman Galushchenko, transmeton arbresh.info.
Në një përditësim të postuar në Twitter, Granholm tha se nuk kanë parë asnjë lexim të ngritur të rrezatimit pranë objektit.
Reaktorët e termocentralit mbrohen nga struktura të forta mbajtëse dhe reaktorët po mbyllen në mënyrë të sigurtë.”
Sipas një deklarate, IAEE tha se Ukraina e kishte informuar agjencinë përpara se të shpërthente zjarri se një numër i madh tankesh dhe këmbësorie ruse “depërtuan përmes bllok-postës” në qytetin Enerhodar, disa kilometra larg termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. (NPP)./arbresh.info/
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...