Autoritetet italiane kanë hapur një hetim mbi mbytjen e jahtit “Bajezian”, në fillim të javës në ujërat e Sicilisë.
Në një konferencë shtypi, prokurorët deklaruan se aktualisht janë në fazat e para të hetimit, i pagëzuar “krimi hipotetik” për “mbytje të qëllimshme” të anijes dhe “vrasjes nga pakujdesia”.
Zyrtarët italianë theksuan se për momentin nuk kanë një person të caktuar që të jetë subjekt i procesit hetimor.
Autoritetet konfirmuan ndërkohë se trupi i fundit i gjetur ditën e premte ishte ai i 18-vjeçares Hana Linç, e bija e biznesmenit britanik të teknologjisë, Majk Linç.
Ato thanë gjithashtu se jahti ka gjasa të jetë mbytur nga një korrent i dhunshëm ajri. Thënë ndryshe, një erë e fuqishme që zbret nga një stuhi rrufesh dhe përhapet në mënyrë të paparashikueshme.
Nga 22 pasagjerët që ndodheshin në bord, 15 persona mbijetuan, përfshirë një fëmijë 1 vjeç, si dhe e ëma e Hana Linç, Anxhela Bejkërs.
Më herët gjatë javës, bazuar në rrëfimin e një dëshmitari, u spekulua se mjeti lundrues u mbyt nga një “grykë uji”, një lloj tornadoje që formohet mbi ujë.
Megjithatë, tani prokurorët besojnë se një ngjarje tjetër moti mund të ketë qenë shkaku dhe është pikërisht stuhia e rrufeve.
Këto të fundit janë të fuqishme, komplekse dhe turbulente, me ajër të grumbulluar brenda një reje që lëviz me shpejtësi në drejtime të ndryshme./euronews.al
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...
Presidentja Osmani ftohet nga Presidenti Trump që ta përfaqë...
Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në ...
Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes...