Oficerët e policisë, që u janë përgjigjur trazirave në Kongresin amerikan, më 6 janar, dhanë të martën dëshmi për dhunën dhe urrejtjen që kanë përjetuar.
Dëshmitë u dhanë para një komiteti të Kongresit, i cili është themeluar muajin e kaluar për hetimin e ngjarjes.
Zyrtari i policisë së Kongresit, Harry Dunn, i cili është afrikano-amerikan, tha se është tallur me epitete racore nga turma.
Rreshteri i policisë së Kongresit, Aquilino Gnnell, e përshkroi dhunën si “fushëbetejë mesjetare”.
Më 6 janar, mbështetësit e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, kanë sulmuar ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të penguar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit, në të cilat kandidati demokrat, Joe Biden, ka dalë fitues.
Trazirat kanë lënë pesë persona të vdekur, përfshirë një zyrtar të policisë.
Kongresi, megjithatë, ka arritur ta certifkojë rezultatin zgjedhor dhe Biden e ka marrë detyrën e presidentit në muajin janar.
Së paku 535 protestues janë arrestuar, por, deri më tani, janë shqiptuar vetëm disa dënime.
Hetimet po kryhen pothuajse tërësisht nga demokratët, pasi shumica e republikanëve – bashkëpartiakëve të Trumpit – e bojkotuan komitetin.
Vetëm dy republikanë – Liz Cheney dhe Adam Kinzinger – iu bashkuan hetimeve.
“Nëse ata që janë përgjegjës nuk japin llogari, ky do të mbetet një kancer për republikën tonë kushtetuese”, tha Cheney në fillim të seancës.
Kongresi amerikan e ka fajësuar Trumpin për nxitje të trazirave, por ai është shpallur i pafajshëm nga Senati./REL/
Publikoi video në internet duke vozitur trefish më shumë se ...
Tjetër lëndim për Mendyn, humb sezonin dhe pritet operimi i ...
MINTI gjobit me 90 mijë euro KEDS-in për parregullsitë me nj...
Mbappe rikthehet në stërvitje para “El Clasicos”...
Spanja sekuestron 40 ton kokainë në Oqeanin Atlantik, 20 të ...
Kurti takohet me Kryeministrin e Finlandës, theksohet mbësht...