Një çift japonez është arrestuar, pasi vajza e tyre 33 vjeçare ishte gjetur e ngrirë në një dhomë të vogël ku ishte mbajtur nën dry prej 15 vitesh.
Policia në Osaka tha se trupi i Airi Kakimoto është gjetur në gjendje ekstreme të kequshqyerjes, me peshë vetëm 19 kilogram, pasi prindërit e saj raportuan vdekjen e saj, transmeton portali arbresh.info
Yasutaka Kakimoto dhe Yukari Kakimoto kanë pranuar para policisë se e kanë ushqyer të bijën vetëm një herë në ditë në dhomën prej tre metra katrorëve.
Njerëzit me aftësi të veçanta fizike dhe mendore, si dhe familjet e tyre shpesh janë të stigmatizuar në Japoni, përkundër përpjekjeve për të ndryshuar qëndrimin publik.
Airi besohet të ketë vdekur rreth 18 dhjetorit./Arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”