Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka theksuar se vrasja e liderit të grupit Hezbollah, Hassan Nasrallah, është pikë kthese që mund të ndryshojë bilancet e fuqisë në Lindjen e Mesme.
Kryeministri izraelit, ka theksuar se Nasralllah nuk ishte thjesht një terrorist, por ai ishte terroristi.
“Vrasja e Nasrallahut ishte hap i domosdoshëm për të arritur qëllimet që kemi, kthimin e banorëve në veri në mënyrë të sigurt në shtëpitë e tyre dhe ndryshimin e bilanit të fuqisë në rajon për vitet e ardhshme”, ka thënë Netanyahu në një komunikatë për media.
Grupi Hezbollah e ka konfirmuar të shtunën vrasjen e liderit të tij, Hassan Nasrallah, në sulmin ajror që ushtria izraelite e ndërmori në Bejrut të Libanit të premten./rtk
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...