Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, përpara takimit me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, ka theksuar se Jerusalemi do të jetë gjithmonë kryeqyteti i shtetit hebre.
“Sonte, i them gjithë botës dhe në mënyrën më të qartë të mundshme se Jerusalemi ishte dhe do të jetë gjithmonë kryeqyteti i Izraelit”, tha Netanyahu, transmeton portali arbresh.info
“Mali i Tempullit dhe Muri Perëndimor gjithmonë do të mbeten nën sovranitetin e Izraelit”, shtoi ai.
Donald Trump do të vizitojë të hënën Izraelin dhe do të jetë një ndër presidentët e parë të SHBA-ve që vizion Murin Perëndimor.
Përgatitjet për vizitën e Trump kanë nxitur kritika nga të djathtët izraelitë, pasi zyrtarët amerikanë nuk pranuan të thoshin nëse Muri Perëndimor ishte pjesë e Izraelit./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...