Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është drejt fitores së luftës me Iranin.
Në një deklaratë për mediat, ai gjithashtu raportoi se ushtria izraelite ka kontroll të plotë mbi qiellin e Teheranit, shkruan WP.
“Jemi në rrugën drejt fitores. Jemi në kontroll të qiellit mbi Teheran”, tha Netanyahu.
“Jemi në rrugën drejt arritjes së dy objektivave kryesorë, eliminimit të kërcënimit bërthamor dhe atij raketor. Po u themi qytetarëve të Teheranit të evakuohen dhe po ndërmarrim veprime”, shtoi ai.
Ndryshe, Izraeli sapo ka sulmuar bazën ushtarake në Teheran.
Bëhet e ditur se ai ka lëshuar një paralajmërim për evakuim për pjesë të kryeqytetit iranian. /Telegrafi/
Raportohen shpërthime në shtetet arabe të Gjirit Persik ku g...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit
28 vjet nga masakrat në Çirez e Likoshan
Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë pas sulmi...