Në një konferencë të përbashkët mes Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ky i fundit ka theksuar se Izraeli e ‘konsideron aleat të fuqishëm Shtetet e Bashkuara’.
“Izraeli nuk aleat më të mirë se Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Netanyahu. “Por, as Shtetet e Bahskuara nuk kanë aleat më të mirë se Izraelin”, transmeton portali arbresh.info
Të dy vendet janë të binduara në luftën kundër terrorizmit radikal islamik, ka theksuar ai.
“Unë do të doja që ju të ‘pushoni’ pak nga vendbanimet”, i ka thënë Trump atij, kur u pyet në lidhje me procesin e paqes me palestinezët.
“Izraeli ka dy parakushtet për çdo zgjidhjeje paqësore”, ka thënë Netanyahu. “Së pari palestinezët duhet të njohin shtetin hebre, të ndalojnë së thirruri për shkatërrimin e Izraelit dhe së dyti, Izraeli duhet të mbajë kontrollin e sigurisë mbi të gjithë zonën në perëndim të lumit Jordan.”/Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë