Nëse Gjermania nuk pranon që të vendoset në vendin e saj një armë bërthamore e NATO-s, ajo do të transferohet në vendet e tjera evropiane.
Sekretari i Përgjithshëm i asaj Aleancës, Jens Stoltenberg, deklaroi sot se ende shpreson që “Gjermania të mbetet pjesë e programit bërthamor të NATO-s”.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për sistemin e mbrojtjes së Evropës”, tha ai.
I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse gjermanët refuzonin të mbanin armët bërthamore të NATO-s në territorin e tyre, Stoltenbegr tha “Alternativat janë marrëveshje të ndryshme dypalëshe”.
“Gjermania, natyrisht, ka të drejtë të vendosë nëse dëshiron armë bërthamore në territorin e saj apo jo, por më pas do të përfundojmë me vendosjen e këtyre armëve bërthamore në vende të tjera evropiane në lindje të Gjermanisë”, tha Stoltenberg./telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...