Irani ka bërë të ditur se bisedimet mbi çështjet bërthamore të nivelit të ekspertëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillohen të shtunën në vend, ndryshe nga sa ishte parashikuar për t’u mbajtur ditën e nesërme.
“Bisedimet e nivelit të ekspertëve Iran-SHBA që duhej të zhvilloheshin të mërkurën do të zhvendosen për të shtunën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Esmaeil Baghaei.
Raundi i dytë i bisedimeve mbi programin bërthamor të Teheranit mes ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi dhe të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të mbahen në Romë të cilat ndërmjetësohen nga Omani.
Takimi vjen një javë pasi të dy palët zhvilluan bisedime indirekte në Muskat. Ato ishin diskutimet e para në nivel të lartë mes dy vendeve që kur presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në mandatin e tij të parë në vitin 2018.
Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë akuzuar prej kohësh Iranin se kërkon të prodhojë armë bërthamore, një akuzë që Teherani e ka mohuar vazhdimisht, duke këmbëngulur se programi i tij ka qëllime paqësore civile. Teherani dhe Uashingtoni nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që pas revolucionit islamik të Iranit të vitit 1979./rtsh.al
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër