Policia italiane ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2000, pasi ka kryer grabitje dhe ka vrarë një person në Shqipëri e më pas është zhdukur.
Sipas medieve italiane 40-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe grabitje.
Ansa shkruan se shqiptari fshihej në Itali për 22 vite.
Ai është arrestuar pas hetimeve të autoriteteve italiane, në bashkëpunim me ato shqiptare.
Ndërkohë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë për ekzekutimin e dënimit./abcnews.al/
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e...
Arrestimi i shtatë serbëve në Graçanicë, Sveçla: Direktiva t...