Presidenti i Republikës Srpska, i dyshuari për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, u takua në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Ky informacion u konfirmua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Pas takimit, Dodik tha se “Putini e di shumë mirë se çfarë po ndodh” në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Rusia është garantuesi i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe kështu tha Putini në takim. Ai shtoi se në këtë kuadër Rusia do të avokojë për përfundimin dhe ndërprerjen e punës së institucioneve ndërkombëtare, veçanërisht të përfaqësuesit të lartë të rremë, përfaqësuesit jolegjitim”, tha Dodik.
Milorad Dodik ka disa ditë që ndodhet në Moskë, i cili pas përfundimit të vizitës në Izrael është nisur për në Rusi nga Serbia.
Ende nuk dihet se si Dodik u largua nga Bosnja dhe Hercegovina, duke pasur parasysh se ndaj tij është lëshuar një fletarrest dhe se ai pritet të mbahet për një muaj paraburgim për mospërgjigje ndaj thirrjeve të institucioneve gjyqësore për seancë dëgjimore./abcnews.al
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...