Autoritetet shëndetësore në Katar dhe Bahrein konfirmuan raste të reja të infektimeve me koronavirusin e ri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e Katarit tha se 1.637 raste të reja janë zbuluar gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 35.606.
Ministria tha se 735 të infektuar të tjerë janë shëruar nga sëmundja, me çka numri i personave që kanë mposhtur sëmundjen arrin në 5.634.
Ndërkaq, deri më tani janë konfirmuar 15 të vdekur.
Në Bahrejn, Ministria e Shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 7.374, pasi janë regjistruar 190 raste të reja.
Ministria tha se 21 njerëz të tjerë janë shëruar nga COVID-19, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 952.
Bahrejni ka regjistruar 12 viktima deri më tani.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur gati në mbarë globin, duke shkaktuar vdekjen e mbi 320 mijë njerëzve, ndërsa rreth 1,8 milionë janë shëruar.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media