Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka urdhëruar që mos të shërbehet alkool gjatë drekës zyrtare.
Që nga vdekja e vëllait të tij, Freddy, Donald Trump nuk konsumon alkool dhe një gjë të tillë e ka kërkuar edhe pjesëtarët e tij të familjes, transmeton arbresh.info.
Në një intervistë për Fox News të realizuar në shtator të vitit të kaluar, Trump, ka thënë se vëllai i tij e humbi jetën në moshën 42-vjeçare për shkak të alkoolit.
“Nuk kam pirë kurrë alkool për shkak të vëllait tim”, ka thënë ai.
Gjatë intervistës ai ka theksuar se Freddy ishte tetë vite më i madh se ai dhe se ai e ka këshilluar gjithmonë që të mos konsumojë alkool.
“Ai gjithnjë më ka thënë, kurrë mos pi alkohol. Kurrë…” ka shtuar Trump. /Arbresh.info

Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet