Një gjykatë në kryeqytetin Minsk në Bjellorusi, sot i ka gjobitur dy gazetarë të pavarur, pasi i ka shpallur fajtorë se kanë punuar pa akreditim të nevojshëm.
Korrespondentët e kanalit televiziv, Belsat, me seli në Varshavë, Katsyaryna Andreyeva dhe Syarhey Klavalyou, janë gjobitur secili me nga 595 dollarë amerikanë.
Në shenjë të protestës, gazetarët nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore.
Sot më vonë gjatë ditës, dy gazetarë të tjerë të këtij rrjeti televiziv, Ales Silich dhe Maria Artsyabashava, pritet të paraqiten në gjykatë me akuza të njejta.
Grupi Reporterët pa Kufij dje e ka dënuar atë që tha se ishte ndjekje gjithnjë e më intensive e gazetarëve të pavarur në Bjellorusi, duke i përmendur proceset kundër gazetarëve të rrjetit Belsat.
Ky grup ka theksuar se duke mos lejuar që mediat e jashtme, sikur që është Belsat, të hapin zyre në Minsk, autoritetet i detyrojnë korrespondentët e këtij rrjeti, që të punojnë pa akreditime.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë