Vëllai i Vojin Mijatoviqit, nënkryetar i Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe ministër federal, është vrarë të dielën në Beograd.
Lajmi është raportuar nga portali “Dnevni avaz”, duke iu referuar burimeve.
Sipas informacioneve të tyre, ai ka tentuar ta mbrojë djalin e tij të mitur nga një grup huliganësh, të cilët, sipas raportimeve, më pas kanë sulmuar vëllain e Mijatoviqit dhe e kanë therur me thikë, transmeton Klankosova.tv.
Një version tjetër i historisë është se vëllai i Mijatoviqit u përpoq të mbronte një fëmijë të lagjes nga huliganët.
Hetimi është në vazhdim dhe ministri Mijatoviq është nisur për në Beograd.
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...