Suedia ka “zbutur” Turqinë mbi anëtarësimin e saj në NATO, duke i premtur se do të ekstradojë 73 persona në Turqi.
Kështu ka deklaruar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, transmeton portal arbresh.info
“Nëse nuk e mban premtimin, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme dhe në përputhje me marrëveshjen”, tha ai, duke shtuar se Turqia nuk do ta ratifikojë marrëveshjen në parlamentin e saj në atë rast. “Nëse nuk e përmbushin atë obligim, ne nuk do ta dërgojmë në parlament”, tha ai.
Megjithatë, Erdogan e ka quajtur marrëveshjen historike.
Përpara nënshkrimit të marrëveshjes në samitin e NATO-s, Turqia tha se do të vërë veton ndaj hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke pretenduar se do të sigurojë strehim për anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Turqia, BE dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë si organizatë terroriste.
Marrëveshja prej 10 pikash thotë se Suedia dhe Finlanda do të trajtojnë kërkesat e Turqisë për ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm në përputhje me Konventën Europiane për Ekstradimin.
Kujtojmë se pas nënshkrimit të marrëveshjes, Turqia tha se nuk ka më kundërshtime për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen